Silva e kaloi me shpejtësi sheshin e ministrive, megjithatë, kur mbërriti te hyrja e ministrisë së saj, ishte pak vonë. Pa e ngadalësuar ecjen, përshëndeti nëpunësin e shërbimit, fytyra e të cilit mezi dallohej pas xhamït të p o r t i n e r i s ë dhe ashtu, gjysmë me vrap, nisi të ngjiste shkallët. Në korridorin e katit të dytë desh u përplas me të njohurin e saj të dikurshëm Viktor Hilën, të cilin s'e kishte takuar prej kohësh. — O, si jeni? — tha ajo, me frymëmarrje akoma të shpeshuar nga ngjitja e shkallëve. — Ç'ju ka sjellëkëndej? Ai e vështroi me ca sy të hutuar dhe vetëm tani Silva vuri re në fytyrën e tij të parruar një ndjenjë lodhjeje dhe inerzie. — Një ngatërresë, — ia bëri ai nëpër dhëmbë, duke i shoqëruar fjalët me një lëvizje të dores. — Ku është zyra e zëvendësministrit? — Ju çoj une, — tha ajo. — Ejani. Ajo eci përpara, e lehtësuar që mund të lëvizte. Megjithëse tani e takonte rrallë, ashtu si të gjithë të njohurit e tjerë të përbashkët të saj dhe të së motrës , tani që Ana s ' ishte më, Silva si'llej me ta me shumë kujdes , si me diçka të rrëshqitshme dhe të thyeshme lehtë. — Këtu, Viktor, — tha me zë të ëmbël. Ai mërmëriti një si përshëndetje dhe, pa i dhënë as dorën, trokiti te dera. E kishte humbur fare, tha ajo me vete duke ecur drejt zyrës së saj. Do të ishte fyer prej kujtdo nga një sjellje e tille, por jo prej tij. — Mirëmëngjes, — tha duke hapur derën e zyrës. — Mirëmëngjes, Silva, — tha shefi. Shqiptimi i emrit të saj pas fjalës «mirëmëngjes»- tregonte se ai as që ia kishte vënë re vonesën. Megjithatë, ndërsa vinte pardësynë në mbajtëse, Silva tha: — U vonova pak. Linda, shoqja e zyrës, që e ndiqte me nj ë vështrim të gëzueshëm që nga tryeza e saj e punës, gjeti rastin t 'i shkelte syrin. Ajo kishte ndërruar krehjen e flokëve dhe kështu dukej akoma më simpatike. Ajo është njëzet e tre vjeoe, mendoi Silva, ndërsa hapte sirtarët për të nxjerrë dosjet, ç'i duhet të duket më e re? Në zyrë zotëroi heshtja. Kjo ishte koha e orarit zyrtar >kur heshtja dukej më e paduirueshme, ngaqë njerëzit akoma s'icishin pasur mundësi të këmbenin dy fjalë përdïtën e djeshme, apo për diçka që nuk u durohej sa ta thoshin. Nga dritaret e larta barok hynte një nga ato lloj.